Peja vazhdon shkëlqimin, mposht edhe Yllin

Peja vazhdon shkëlqimin, mposht edhe Yllin

Kampionia në fuqi e Kosovës, KB Peja ka regjistruar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën, Peja triumfoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të xhiros së katërt, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ky takim përfundoi me shifrat 95:90. në të mirë te Pejës.

Përderisa Peja shënoi fitoren e katërt, Ylli regjistroi humbjen e tretë dhe triumfin e vetëm deri më tani, e ka kundër Istogut.

Justin Davis me 27 pikë e 10 kërcime ishte më efikasi te Peja, ku me lojë të mirë u dallua edhe John Chandler që ndeshjen e mbylli me 20 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Jalen Nesbitt me 18 pikë, 6 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi, ndërsa Henrik Shirko shtoi 15 pikë shkëlqyen te Ylli.

Share This