Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore Chengdu 2025

Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore Chengdu 2025

Për herë të parë në histori, Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Botërore (Ëorld Games), që do të mbahen nga 7 deri më 17 gusht 2025 në Chengdu të Kinës.

Është sportisti i triatlonit, Albion Ymeri, i cili ka siguruar kualifikimin falë renditjes së tij botërore në disiplinën e duatlonit.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, në “Chengdu 2025” do të garohet në 34 sporte, me pjesëmarrjen e rreth 5,000 sportistëve nga 117 shtete të kualifikuara.

“Lojërat Botërore, të njohura si “World Games”, organizohen çdo katër vjet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IWGA). Këto Lojëra përfshijnë vetëm disiplinat joolimpike, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e sporteve që nuk janë pjesë e programit zyrtar të Lojërave Olimpike”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Share This