Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 24°C

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 24°C

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash deri të dendura pas orëve të mesditës deri tek ato të pasdites vonë.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore e malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryj me drejtim kryesor veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 12 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

Në zonat malore 6 deri 18°C

Në zonat e ulëta 9 deri 24°C

Në  bregdet 12 deri 24°C

Share This