Besnik Tahiri takon presidentin Begaj, e falënderon për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës

Besnik Tahiri takon presidentin Begaj, e falënderon për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai gjatë takimit ka falënderuar Begaj për angazhimin e tij në forcimin e shtetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrimet euro-atlantike.

“Pata nderin të takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Gjatë takimit, e falënderova për angazhimin e tij të pashoq në forcimin e shtetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrimet euro-atlantike”.

“Presidentin, po ashtu, e njoftova për një iniciativë timen me karakter ndërkombëtar, e cila ka të bëjë me forcimin dhe avancimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka theksuar se Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar janë me fat që kanë një lider të vendosur, modest dhe përbashkues, me virtyte të larta të një shërbyesi publik me integritet.

Share This