Nagelsman i kënaqur nga fitorja e parë: Me katër stërvitje kemi arritur shumë

Nagelsman i kënaqur nga fitorja e parë: Me katër stërvitje kemi arritur shumë

Gjermania e Jualian Nagelsman jep shenja jete, me fitoren e arritur me përmbysje përballë ekipit të SHBA-ve, 3-1.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për komisarin e ri teknik të Gjermanisë, Jualian Nagelsman. Në fund të 90’, 36-vjeçari u ndal përpara gazetarëve dhe nënvizoi faktin se detyra e re mund të konsiderohej krejt tjetër gjë veçse e lehtë.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të kënaqshme edhe pse në aspektin individual kemi gabuar diçka në mbrojtje. Fakti se me ekipin kemi zhvilluar vetëm 4 seanca stërvitore mendoj se ndikon shumë dhe na jep shpresë për të ardhmen”, nis komentin e tij ish-tekniku i Bajernit.

Me këtë triumf Nagelsman përsërit suksesin e Oto Nerc (në 1926 mundi Holandën në takimin e parë si trajner i Gjermanisë, 4-3). Ai është i dyti komisar teknik i Gjermanisë, i cili debuton me fitore pas shkarkimit nga detyra e mëparshme.

Në komentin e tij Nagelsman nxorri edhe disa pika ku sipas tij Gjermania duhet të përmirësohet.

“Në fillimin e pjesës të dytë luajtëm shumë mirë, por them se duhet të tregoheshim më të duruar. Duhet të kishim më shumë durim me topin në kontroll dhe të mos i jepnim mundësi kundërshtarit që ta godiste”, analizoi Nagelsman.

Në fund ai u shpreh optimist për takimin e radhës atë kundër Meksikës. “Mendoj se do të jetë një shans i mirë për ne për të hedhur një tjetër hap përpara”, përfundoi 36-vjeçari.

Share This