
Bajrami: LVV po shtyn vendin drejt zgjedhjeve, do të dalë humbëse më e madhe
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është shprehur e bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të humbte më së shumti vota, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja.
Bajrami ka thënë shkuarja në zgjedhje të reja është e dëmshme për vendin dhe qytetarët e Kosovës.
Tutje, Bajrami në “Politiko”, ka thënë se emri i Albulena Haxhiut është arsyeja e vetme pse vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Unë besojë në një rezultat të ri zgjedhor, partia që do të humbte më së shumti vota është partia që po shtynë drejt një procesi zgjedhor dhe kjo është LVV-ja. Nuk ka qytetarë që nuk e kupton që nëse shkojmë në zgjedhje, ne po shkojmë ne zgjedhje për shkak të emrit të Albulena Haxhiut”, ka thënë Bajrami.