Manchester United – Tottenham do të jetë finalja e madhe e Europa League

Manchester United – Tottenham do të jetë finalja e madhe e Europa League

Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, për të kaluar në finale të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq që kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, fituan edhe në të dytën me rezultat 4-1, për të kaluar tutje.

Baskët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Mikel Jauregizar, por Man Utd u kthye në pjesën e dytë dhe shënoi plotë katër herë.

Mason Mount shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Casemiro dhe Rasmus Hojlund.

Në anën tjetër, Tottenhami mposhti Bodo/Glimtin me rezultat 2-0 si mysafir në ndeshjen e dytë, dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-1, Spurs shkuan në finale.

Dominic Solanke dhe Pedro Porro i shënuan golat në fitoren e Tottenham, shkruan Telegrafi.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të zhvillohet me 21 maj në Bilbao.

Share This