
Kosova mundet nga Ishujt Faroe
Kombëtarja e Kosovës në hendboll, është mundur nga Ishujt Faroe, me rezultat 23-25, të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, raporton Rekordi.net.
Kosova mposhtet në një ndeshje shumë të fortë në të cilën dhamë më të mirën e mundshme. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë.
Në fund në shprehje erdhi kualiteti individual i lojtarëve të Ishujve Faroe që luajnë në nivelin më të lartë evropian. /Rekordi.net