
Driloni reagon për herë të parë pas videos që iu publikua me një vajzë tjetër, thumbon Sarën: Me të kurrë s’kemi qenë bashkë, nuk kemi kontakt që dy muaj
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale ditët e fundit, ku ai shihej në një video pranë një vajze, duke nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie.
Në një shkrim të gjatë të publikuar në Instagram, Driloni ka ndarë versionin e tij, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me asnjë nga vajzat që janë përmendur në media, përfshirë edhe Sarën, me të cilën ishte përfolur më herët.
“Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë – edhe mrena, edhe jashtë – po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se i referohet Sarës. Më tej shton se nuk kanë pasur asnjë kontakt që prej dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.
Sa i përket videos që ka qarkulluar së fundmi në rrjet, ai sqaron se ajo është e vjetër dhe nuk ka të bëjë me një situatë aktuale.
“Ajo video që po qarkullon është veç para disa vjetëve. Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu – s’ka lidhje me mu”, thekson ai, duke iu referuar vajzës tjetër me të cilën është parë në pamjet virale. Ai shton se nuk ka pasur kurrë asgjë mes tyre dhe se përdorimi i atyre pamjeve është bërë me qëllime personale dhe manipuluese.
Driloni nuk ngurroi të kritikojë as mediat dhe personat që e përfshijnë në spekulime, duke thënë se shumë njerëz “po bëjnë clown-a” dhe nuk po e marrin seriozisht atë dhe përpjekjet e tij për karrierë.
“Fokusi jem është te vetja, te familja, te krejt shqiptarët që po m’përkrahin çdo ditë – edhe te andrrat e mia”, shkroi ai, duke falënderuar mbështetësit dhe duke siguruar se do të vazhdojë rrugën e tij me dinjitet.
Ai përmbylli mesazhin me një thirrje për të ndalur thashethemet dhe për të respektuar jetën e tij private, duke u shprehur: “Edhe tash vazhdoni, reagoni apet për mu o puntorët e mi”, një mesazh ironik për ata që vazhdojnë ta komentojnë pa baza.