Guti thumbon Barçën: Pësuan 7 gola nga Interi!

Guti thumbon Barçën: Pësuan 7 gola nga Interi!

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti ka komentuar humbjen zhgënjyese 4-3 të Barcelonës ndaj Interit ditën e djeshme, e cila eliminoi katalanasit nga gjysmëfinalet e Champions League.

Duke folur në emisionin “El Chiringuito” mbrëmjen e djeshme, ish-futbollisti spanjoll hodhi poshtë akuzat ndaj arbitrit Szymon Marciniak, i cilësuar nga shtypi katalanas si fajtori kryesor.

Me një nuancë ironie, Guti u përgjigj: “Sot pati një komplot global kundër Barçës. Por realiteti i vetëm është se ata pësuan shtatë gola dhe Interi pranoi gjashtë”.

Më pas ai vazhdoi duke bërë shaka për mungesën e thelbit të akuzave ndaj arbitrit:

“Thjesht gëlltite dhe vazhdo, gëlltite si çdo vit. Gabimi i Ronald Araujo dënoi një Barcelonë që ka qenë e njëjtë gjatë gjithë vitit. Është një ekip që pranon shumë gola. Kur pëson katër gola jashtë shtëpisë, është shumë e vështirë të arrish në finale”.

Ish-ylli i Real Madrid theksoi se, pavarësisht një paraqitjeje të mirë sulmuese me gjashtë gola të shënuar në dy ndeshjet, Barcelona ende ka mbetur prapa për shkak të mangësive në mbrojtje.

“Është e mrekullueshme të sulmosh dhe të shënosh shumë gola, por një ekip që dëshiron të arrijë një finale duhet të pësojë shumë pak”.

Share This