
LAJMI I FUDIT: India sulmon me raketa Pakistanin, përgjigjet Islamabadi: Sulm frikacak, do reagojmë
Forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin me raketa në tre zona. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, referuar TV shtetëror të vendit.
Gjithashtu, raportimet e fundit flasin për sulme intensive me raketa ku ka pasur, shpërthime të mëdha në zonat kufitare të shteti të administruar nga Pakistani, siç është Kashmiri, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit ka deklaruar se Islamabadi “do t’i përgjigjet këtij sulmi në një kohë dhe në vendin që do të zgjidhet prej tyre. Të gjithë avionët tanë të forcave ajrore janë në gatishmëri. Ky është një sulm i turpshëm dhe frikacak i hapësirës ajrore të Indisë”, tha zëdhënësi.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit kanë rënë ndjeshëm të cilat arritën kulmin me sulmin vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.
India akuzon Pakistanin për mbështetje të terrorizmit ndërkufitar – një akuzë që Islamabadi e mohon me vendosmëri, transmeton rtsh.