
Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë pas votimit të dytë
Udhëheqësi konservator, Friedrich Merz, është zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë nga Parlamenti të martën në një rundin e dytë të votimit, disa orë pasi kishte dështuar të emërohej në votimin e parë.
Me 325 vota pro, 289 kundër, një abstenim dhe tre vota të pavlefshme, Merz do të jetë kancelar i ri i Gjermanisë.
“Ju falënderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen”, deklaroi Friedrich Merz, pasi u pyet nga presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner a e pranon zgjedhjen.