Miku i familjes së Messit pretendon se ai tashmë e ka fituar “Topin e Artë”

Miku i familjes së Messit pretendon se ai tashmë e ka fituar “Topin e Artë”

Lionel Messi është informuar se është ai fituesi i “Topit të Artë” 2023, sipas mikut të familjes, Alessandro Dossetti.

Fituesi i Kupës së Botës FIFA 2022 është favorit për të fituar Topin e tij të tetë të Artë më 30 tetor.

Duket se atij mund t’i jetë thënë se e ka fituar çmimin tashmë.

Dossetti pretendoi që Messi ka mundur Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për çmimin prestigjioz.

“Lionel Messit sot i është konfirmuar se e ka fituar Topin e Artë 2023”.

36-vjeçari ishte protagonist në Kupën e Botës, duke shënuar shtatë gola dhe tre asistime në shtatë ndeshje.

Ai gjithashtu mori çmimin e Topit të Artë për paraqitjet e tij në Katar.

Ndërkohë për Paris Saint-Germain, ai shënoi 21 gola dhe 20 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke fituar titullin e tij të dytë në Ligue 1.

Share This