Dardanët e rinj mundën nga Shqipëria në Kukës
Kombëtarja shqiptare U-17 ka arritur ta mposhtë Kosovën në një ndeshje miqësore mes dy skuadrave.
Përballja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” përfundoi me rezultat 2-1.
Pjesa e parë, ishte më e mirë për “Dardanët” e rijnë të cilët e mbyll në avantazh 45 minuta e parë me golin e Fation Haxhiut. Por, “kuqezinjtë” ishin më të mirë në intervalin e dytë.
Matias Gici ishte vendimtar për Shqipërinë duke barazuar rezultatin 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, ndërsa përmbysja erdhi në minutën e tretë shtesë me golin e Haliltit.
Të dyja skuadrat do të zhvillojnë sërish një tjetër ndeshje miqësore dy ditë më pas, më 16 tetor, po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.