Raphinha zbulon se ishte pranë përfaqësimit të Italisë

Raphinha zbulon se ishte pranë përfaqësimit të Italisë

Ylli i Barcelonës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Brazilit, Raphinha e ka pranuar se ka qenë shumë pranë për të përfaqësuar Italinë në nivel ndërkombëtar.

“Duhej të isha pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2020. Praktikisht gjithçka ishte gati, por fatmirësisht pasaporta nuk mbërriti në kohë! Kombëtarja italiane më kontaktonte shpesh, sidomos Jorginho. Stafi kishte një projekt fantastik për mua, më lanë shumë përshtypje”, ka thënë Raphinha në një intervistë për gazetaren braziliane, Isabela Pagliari në kanalin YouTube.

“Në të njëjtën kohë, në thellësi, kisha atë një për qind shpresë që do të mund të vishja përsëri fanellën e Brazilit. Dhe ja që ndodhi, për fat të mirë pasaporta nuk mbërriti në kohë”, ka theksuar braziliani.

Share This