Deschamps për Mbappe-n: Një kapiten i vërtetë

Deschamps për Mbappe-n: Një kapiten i vërtetë

Pas triumfit ndaj Holandës në kualifikueset e Euro 2024, trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk i ka kursyer lavdërimet për kapitenin e “gjelave”, Kylian Mbappe.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Deschamps theksoi se së fundmi Mbappe është treguar një lider i vërtetë.

“Me Kylian nuk ke pse të shqetësohesh. Kur ai është në këto kushte, Franca ka shanse shumë më të mira për të fituar ndeshjet. Jemi të lumtur për të, veçanërisht për atë që ai ka bërë me përvojë këto ditët e fundit. Ai u tregua një lider i vërtetë, duke u vënë në dispozicion të skuadrës, e pashë në të djathtë kur ishte e nevojshme të mbulohej ajo pjesë.

Në rolin e kapitenit ai është vërtet i rëndësishëm, merr shumë përgjegjësi. E di që disa do të donin që ai të fliste pak më shumë, por unë preferoj që ai të flasë me këmbët e tij”, ka thënë Deschamps.

Share This