Maresca pas fitores ndaj Liverpoolit: Chelsea ka të ardhme të ndritur

Maresca pas fitores ndaj Liverpoolit: Chelsea ka të ardhme të ndritur

Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca, ka folur për “BBC Match of the Day” pas fitores bindëse 3-1 ndaj Liverpoolit në “Stamford Bridge”, rezultat që e afron më shumë skuadrën londineze me objektivat e sezonit.

“Një fitore shumë e rëndësishme në këtë fazë të sezonit,” u shpreh Maresca.

“Mënyra se si ata (Liverpooli) i menaxhojnë planet e është sfiduese. Ne nuk e planifikuam ndeshjen për t’u mbrojtur, ne gjithmonë synojmë të jemi agresivë, me presion të lartë dhe të vendosur. Ata na detyruan të mbroheshim për disa momente të lojës, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë situatat”, theksoi ai.

Tekniku italian u ndal edhe te rikthimi i mesfushorit të ri, Romeo Lavia, i cili ka munguar gjatë sezonit për shkak të lëndimeve.

“Fatkeqësisht, Romeo ishte i lënduar për pjesën më të madhe të sezonit. Por është e qartë që skuadra është më e mirë me të në fushë. Shpresojmë ta mbajmë në formë deri në fund të sezonit”, tha Maresca.

“Për mua, Chelsea ka një të ardhme të ndritur”, pohoi ai.

I pyetur për mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Chelseat u tregua i matur.

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme, por asgjë nuk ka përfunduar. Na presin edhe tri ndeshje dhe duhet t’i marrim një nga një. Tani kemi ndeshjen e kthimit të enjten dhe duhet të përqendrohemi te ajo, për të tentuar finalen evropiane”, përfundoi Maresca.

Share This