Muriqi rikthehet në Mallorca
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është kthyer në Mallorca.
Sipas, Marcas, sulmuesi është rikthyer dhe do të jetë i gatshëm për seancën e radhës stërvitore që zhvillohet të hënën.
Mallorca do të përgatitet për duelin kundër Real Sociedadit në udhëtim, më 21 tetor.
Muriqi nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen me Andorrën, pasi ishte i suspenduar.
Kosova fitoi me rezultat 3:0.
29-vjeçari me Mallorcan në La Liga këtë edicion, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime.