Zelensky: Nuk besojmë se Rusia do të respektojë armëpushimin tre-ditor të shpallur

Zelensky: Nuk besojmë se Rusia do të respektojë armëpushimin tre-ditor të shpallur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai nuk beson se Rusia do të respektojë armëpushimin e ardhshëm tre-ditor që do të përkojë me festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

Putin propozoi një armëpushim tre-ditor rreth 9 majit, kur Rusia feston fitoren e saj në Luftën e Dytë Botërore mbi Gjermaninë naziste. Sipas Moskës, kjo lëvizje synon të testojë gatishmërinë e Kievit për të bërë paqe.

“Ky nuk është provokimi i parë, as premtimet e para të bëra nga Rusia për një armëpushim. Ne e dimë se me kë kemi të bëjmë, nuk i besojmë“, tha Zelensky.

Qeveria ruse shpalli një armëpushim jetëshkurtër gjatë fundjavës së Pashkëve në prill, gjë që çoi në një reduktim të luftimeve, por nuk u respektua plotësisht nga asnjëra palë. Në mars, Moska hodhi poshtë një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor të propozuar nga Kievi dhe Uashingtoni.

“Pa presion të shtuar, Rusia nuk do të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës. Sot dhe gjatë ditëve të fundit, ata po flasin për dëshirën për një lloj armëpushimi të pjesshëm, por duhet të dini, për shembull, se numri i sulmeve sot është më i larti në muajt e fundit“, u shpreh tha Zelensky.

Share This