Southgate mbron Henderson dhe kritikon tifozët: Njerëz pa logjikë!

Southgate mbron Henderson dhe kritikon tifozët: Njerëz pa logjikë!

Anglia triumfoi 1-0 në Wembley ndaj Australisë në miqësoren para ndeshjes me Italinë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian “Euro 2024”.

Më shumë sesa ndeshja e fituar, në mbrëmjen e së premtes ranë në sy vërshëllimat nga tifozët e “3 Luanëve” në drejtim të mesfushorit Jordan Henderson.

Ish-kapiteni i Liverpool la Anglinë për milionat e Arabisë Saudite, gjë që ka irrituar shumë tifozët ishullorë.

Trajneri Gareth Southgate i doli në mbrojtje futbollistit, madje duke kritikuar ashpër fansat që nuk e pritën mirë lojtarin: “Nuk e kuptoj, nuk e di sesi mund të krijohet një ambient i tillë. Kjo që pamë shkon përtej logjikës. Si mundët të vërshëllehet një futbollist që jep shpirtin në fushë për Anglinë. Roli i tij në fushë është i jashtëzakonshëm, është një futbollist model për këtë përfaqësuese.”

Anglia renditet në vendin e parë në grupin kualifikues me 13 pikë, 6 më shumë se 3 përfaqësuese, konkretisht Italia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

Në ndeshjen ndaj të kaltërve, tifozët dhe lojtarët kërkojnë të zyrtarizojnë pjesëmarrjen në europianin e Gjermanisë.

Share This