Casemiro drejt bonusit marramendës, paga javore 500 mijë euro

Casemiro drejt bonusit marramendës, paga javore 500 mijë euro

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, është në rrugë të mirë për të përfituar një bonus të jashtëzakonshëm nëse skuadra e tij arrin të fitojë finalen e Ligës së Evropës.

Sipas “Daily Star”, veterani brazilian ka një klauzolë në kontratë që i garanton atij një rritje prej 25% të pagës në rast se United kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Fitorja në finalen e Ligës së Evropës do t’i siguronte “Djajve të Kuq” një vend në elitën e futbollit evropian për sezonin e ardhshëm – dhe për Casemiron kjo do të nënkuptonte një pagë javore prej plot 500 mijë paundësh.

Casemiro, tashmë 33 vjeç, e përfshiu këtë klauzolë në kontratën e tij që në momentin kur firmosi për Manchester United tre vite më parë, pas transferimit nga Real Madrid.

Share This