Vinicius: Shpresoj që një ditë të luajë me Mbappen, ndoshta ai është i miri në botë
Në një intervistë të fundit për “France Football”, Vinicius Junior foli për mundësinë e të luajturit me Kylian Mbappen.
Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ende me një kalim te Real Madridi, megjithëse vazhdon të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit.
Kontrata e Mbappes skadon në verën e ardhshme dhe ai mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll si lojtar i lirë sezonin tjetër.
Vinicius u pyet në lidhje me mundësinë për të luajtur me 24-vjeçarin.
Sulmuesi brazilian e vlerësoi lartë Mbappen, duke thënë se ai ndoshta është edhe lojtari më i mirë në botë, shkruan Express.
“Të gjithë duan të luajnë me Kylian këtu. Shpresoj që një ditë të ndodhë, ai është një nga lojtarët më të mirë, ndoshta më i miri”, deklaroi 23-vjeçari.