“Te Inter argëtohem shumë”, Sommer: Objektivi? Të marrim vendin e parë
Yann Sommer kaloi këtë verë nga Bayern Munich tek Inter në Serie A. Zviceriani që mban rolin e titullarit në formacionin e trajnerit Simone Inzaghi shprehet se objektivi më i afërt për Interin aktualisht është të rikthehet në vendin e parë të Serie A.
“Kemi një skuadër me shumë kualitet, por për fat të keq në ndeshjen e fundit humbëm vendin e parë në kampionat. Është një mëkat sepse kemi bërë paraqitje shumë të mira. Te Inter të gjithë kanë dëshirë për të arritur suksese të mëdha.
Rivaliteti me Milanin ndjehet shumë, ishin emocione shumë të bukura pas fitores 5-1. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të luash në një stadium plot. Tani duhet të mendojmë për t’u rikthyer në vendin e parë.
Bayern? Inter është një realitet tjetër, një kampionat ndryshe. Këtu presin shumë nga unë. Ndryshon stili i lojës, por unë argëtohem shumë sepse jam në një klub të bukur me tifozë të jashtëzakonshëm. Jam vërtet me fat”, u shpreh Sommer.