
Për Yamal flasin rekordet, ja përse nuk i shmanget dot krahasimeve me Messin
Në vigjilje të ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit, ylli spanjoll i Barcelonës premtoi se do të shënonte gol përballë Interit duke e ditur mjaft mirë se idhulli i qytetit kurrë nuk kishte mundur që të bënte diçka të tillë përballë zikaltërve.
Yamal, përballë Interit, jo vetëm shënoi gol, por mbajti në lojë Barcelonën duke u kthyer në rrezikun numër një të zikaltërve të Simone Inzagit. Edhe pse shumë ekspertë kanë thënë se krahasimet mes Yamal dhe Messit janë të parakohëshme, numrat flasin për talentin spanjoll.
Për Yamal takimi mbrëmshëm ishte i 100-ti me Barcelonën ndërsa goli i shënuar ishte i 22-ti. Me Spanjën ai në 19 takime ka shënuar katër herë. Deri më tani Yamal ka koleksionuar plot 27 asist dhe njëri prej tyre ishte ai që ndihmoi Barçën të mposhte Realin në finalen e Kupës së Mbretit. Krahasimi me lojtar si Messi dhe Ronaldo nuk mund të bëhet edhe për një tjetër arsye. Si argjentinasi edhe portugezi nuk kanë debutuar me kombëtaret respketive përpara se të mbushnin 18 vjeç ndërsa Yamal fitoi “Euro 2024” me Spanjën të nesërmen e ditëlindjes së tij të 17-të.
Messi ka shënuar vetëm një gol dhe nuk dha asnjë asist përpara se të mbushte 18 vjeç ndërsa Ronaldo përpara se të të fikte 18 qirinjtë në tortë kishte në llogari pesë gola dhe katër asist.
Yamal është lojtari më i ri i aktivizuar me Barcelonën në La Liga (në moshën 15-vjeçare), ai gjithashtu është edhe më i riu që shënoi gol dhe dha asist në La Liga.