Trepça pret Pejën apo Bashkimin, mund të vendoset sonte në Pejë

Trepça pret Pejën apo Bashkimin, mund të vendoset sonte në Pejë

Trepça është skuadra e parë finaliste e “Play-off”-it të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit fituan mbrëmë në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26) dhe me serinë 3:1 në gjysmëfinale u kualifikuan në finale.

Sfida në Prishtinë ka qenë e jashtëzakonshme, me atmosferë të bukur sportive dhe në parket, që u vendos në fund.

Trepça në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Peja-Bashkimi.

Rezultati momental është 2:1 për prizrenasit, derisa sonte zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale nga ora 19:00.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Share This