Fanella e Asanit do t’i dorëzohet kazermës së Policisë në veriun e Kosovës
Kombëtarja e Shqipërisë gëzoi mbrëmë të gjithë shqiptarët, pasi arriti fitore të madhe ndaj Republikës së Çekisë, në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024.
Shqipëria e mposhti mbrëmë Çekinë 3:0, me dy golat e Taulant Seferit dhe super golin e Jasir Asanit, raporton KosovaPress.
Asani vazhdoi edhe mbrëmë me super gol, ndërsa pas ndeshjes ka thyer një tabu.
Ylli i Shqipërisë pas ndeshjes mbrëmë ndërroi fanellën me një tifoz, me Ismail Morinën, të njohur ndryshe si “Ballisti”.
Por, fanellën e Asanit nuk do ta mbajë “Ballisti”, pasi që ajo do t’i dorëzohet kazermës së Policisë së Kosovës në veriun e Republikës së Kosovës.
“I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer një TABU (një futbollist profesionist ndërron fanellën me një tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë të vet Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohet kazermës së POLICISË së KOSOVËS me në veri të REPUBLIKËS së KOSOVËS në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe mbështetje për të gjithë djemtë tanë në ato anë!
Rroftë shtetësia e Kosovës!!!!
Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkroi Ballisti në “Facebook”.