Thellohet skandali i basteve në Itali, në listë edhe polaku i Romës
Nuk ka fund skandali në Itali me lojtarët që vendosin baste në mënyrë të paligjshme në faqe interneti pirate, edhe për skuadrat e tyre, në kundërshtim me të gjitha rregulloret.
Paparaci i njohur Fabrizio Corona, pasi ka folur për Faggoli, Tonali dhe Zaniolo, sot nëpërmjet faqes së tij në internet ka zbuluar identitetin e një futbollisti të katërt
Emri i katërt për të cilin do fillojë hetim nga policia italiane është Nicola Zalewski, futbollistit polak të Romës, i cili gjithashtu është mes atyre që frekuentojnë rregullisht faqet e paligjshme të basteve duke vendosur shuma të rëndësishme.
Ndërkohë, është bërë e ditur se së shpejti do të publikohen edhe emra të tjerë, pasi lista është shumë e gjatë.