
Atalanta gati të shesë Retegui, e duan Juve dhe disa klube angleze
Mateo Retegui mund të largohet nga Atalanta pas vetëm një sezoni në Bergamo.
Sipas “TMW”, klubi italian është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin e kombëtares italiane në fund të këtij sezoni.
Retegui iu bashkua Atalantës në gushtin e vitit të kaluar nga Genoa, por e ardhmja e tij duket së do të jetë larg Bergamo-s.
Në janar, Atalanta refuzoi një ofertë të majme prej 70 milionë eurosh nga Arabia Saudite për kartonin e 24-vjeçarit, por këtë verë drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta shesin lojtarin.
Siç raportohet, Juventus ka shfaqur interesim për Reteguin, por bardhezinjtë do të përballen me konkurrencë të fortë nga Premier League.
Agjentë të lojtarit mësohet së tashmë kanë kontaktuar me Neëcastle United, Tottenham Hotspur dhe Manchester United, klube këto që janë të interesuara lojtarin e Atalantës.
Atalanta thuhet se do të ishte e gatshme të negociojë për shifrën rreth 60 milionë euro.