
Rudiger operohet në gju, rrezikon gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve
Antonio Rudiger i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë për të riparuar një pjesë të meniskut.
Lajmin e ka bërë me dije Reali i Madridit dhe ende nuk dihen kohët e rikuperimit.
Ky nuk është një lajm i mirë për kombëtaren gjermane, e cila në muajin qershor luan në fazën finale të Ligës së Kombeve, konkretisht gjysmëfinalen me Portugalinë.
Takimi në fjalë është programuar për t’u zhvilluar më 4 qershor ndërsa një ditë më pas do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Francës.
Mediet gjermane kanë bërë me dije se stafi i mjekëve shpreson në rikuperimin e lojtarit brenda 4-6 javësh ndërsa në një moment të parë u mendua se këto afate do të ishin 6-8 javë.