‘United mbetet klubi më i madh në botë, pavarësisht suksesit të Liverpool-it’

‘United mbetet klubi më i madh në botë, pavarësisht suksesit të Liverpool-it’

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Rio Ferdinand, mendon Man United ende është klubi më i madh në botë pavarësisht se Liverpool-i aktualisht është klubi më i suksesshëm në Angli.

“Ata (Liverpool) janë klubi më i suksesshëm në vend, por nuk janë më të mëdhenjtë. Kjo është fakt. Shkoni kudo në botë, ka më shumë tifozë të Manchester United sesa të Liverpool. Por kjo mund të ndryshojë nëse Liverpool vazhdon të jetë i suksesshëm dhe United jo”, ka thënë Ferdinand.

Ai e pranon se dominimi i tanishëm i Liverpool është një goditje e vështirë për ta përtypur.

“Më vret mendjen. Kur isha te United, ishim shumë përpara, fitonim liga, ishim dominues. E rikthyem diferencën dhe ishim sërish përpara. Ishte një ndjesi fantastike. Tani, po e shoh me sytë e mi teksa gjithçka po rrëshqet. Liverpool është bërë më i suksesshëm që nga pensionimi im. Duhet ta pranosh”, ka theksuar Ferdinand.

Deklaratat e Ferdinand vijnë në një kohë kur Liverpool sapo ka fituar titullin e Premier League, ndërsa Manchester United ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Share This