Cristiano Ronaldo në rrezik, mediat iraniane: Duhet të dënohet me 99 goditje me kamxhik
Cristiano Ronaldo është futur në telashë gjatë pranisë së tij në Teheran me Al Nassr në kuadër të ndeshjes kundër Persepolis për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Portugezi u takua me Fatima Hammami, një piktore Iranian që është 85% i paralizuar, dhe ajo i dhuroi një pikturë që kishte bërë posaçërisht për të.
Gjatë takimit, Cristiano Ronaldo përqafoi piktoren dhe e puthi, duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen për dhuratën e saj. Por video në fjalë u bë virale në rrjetet sociale dhe shkaktoi një reagim të fortë.
Në fakt, sipas kanalit “Sharq Emrooz”, ylli portugez do të duhet të dënohet me 99 goditje me kamxhik herën tjetër që do të udhëtoj në Iran për ndeshjet e ti me ekipin saudit.
“Cristiano Ronaldo duhet të dënohet me 99 goditje me kamxhik në Iran”, raportojnë mediat lokale.
Al Nassr u kualifikua në play off, por në rast se shkon në fazën tjetër dhe do të përballet me ndonjë ekip Iranian, portugezi përballet me rrezikun e arrestimit.