
Bellingham: Dhashë gjithçka, por nuk mjaftoi
Jude Bellingham, pas zhgënjimit në finalen ndaj Barcelonës, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale:
“Dhashë gjithçka në fushë, por nuk mjaftoi. Kanë mbetur edhe pesë finale, duhet të japim gjithçka që kemi. Hala Madrid deri në vdekje”, ka përsëritur mesfushori i ‘Los Blancos’.
Të shtunën në mbrëmje Bellingham ishte dukshëm nervoz, në fishkëllimën e fundit lojtari i Merengues u përjashtua me karton të kuq pasi kishte një qëndrim agresiv ndaj arbitrit.
Tani anglezi rrezikon një pezullim me tre ndeshje.