FFK merr vendim për të gjithë tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael

FFK merr vendim për të gjithë tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael

Ndeshja e radhës e Kosovës u anulua për shkak të situatës në Izrael.

Por, disa nga tifozët tashmë kanë blerë biletat për këtë takim.

Prandaj, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të rikthej parat e të gjithë mbështetësve që kanë paguar ta shohin këtë ndeshje.

“Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje se do të rimbursohen”, thuhet në njoftim.

Share This