
Zhgënjeu në Bavari, martesa Kim-Bayern drejt fundit
Ai ishte një nga protagonistët kryesorë të titullit të tretë të Napolit, por pas largimit nga Italia, paraqitjet e tij ranë ndjeshëm, prandaj Kim Min Jae mund të largohet nga Bayerni i Mynihut këtë verë.
Mbrojtësi korean, edhe për shkak të dëmtimeve të shumta, nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në Bavari, pasi u ble për 50 milionë euro në verën e vitit 2023.
Tani, ai pritet të bëjë gati valixhet: ka pasur interesim nga disa klube evropiane për lojtarin, por pengesa për pothuajse të gjitha skuadrat e interesuara është paga e lartë, pasi te Bayerni merr pak më shumë se 7 milionë. Për këtë arsye, për momentin, rruga më konkrete përfaqësohet nga një transferim në Arabinë Saudite.