
Dalin shifrat marramendëse, Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.7 milion Euro veç në tre muajt e parë të këtij viti
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpenzuar 1 milionë e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për tre muajt e parë të vitit 2025.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë publik raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe, më 9 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Nga këto para, Vetëvendosje ka deklaruar se 271 mijë e 878 euro janë shpenzuar për pagat e punëtorëve.
Për mallra dhe shërbime kjo parti për tre muaj ka paguar 1 milionë e 448 mijë e 42 euro e 59 cent.
Po ashtu Vetëvendosje ka publikuar edhe listën e donatorëve të saj.