Hashim Thaçi feston sot 57-vjetorin e lindjes, Rama: Edhe 100 komandant!

Hashim Thaçi feston sot 57-vjetorin e lindjes, Rama: Edhe 100 komandant!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e tij të 57-të.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto të Thaçi, duke i uruar ditëlindjen.

Në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë një foto të Thaçit, teksa shkruan “EDHE 100 KOMANDANT”.

Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton rtsh.

Share This