Sulmet ruse- Zelensky ndërpret udhëtimin në Afrikën e Jugut, kthehet urgjent në Ukrainë

Sulmet ruse- Zelensky ndërpret udhëtimin në Afrikën e Jugut, kthehet urgjent në Ukrainë

Sulmet vdekjeprurëse të Rusisë mbi Kiev, kanë sjellë reagimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit ka ndërprerë vizitën e tij në Afrikën e Jugut, për t’u kthyer menjëherë në Ukrainë

Zelensky vuri në dukje se ndonëse kanë kaluar mbi 40 ditë nga dakordësia e Ukrainës për armëpushim të plotë, Rusia vijon valën e sulmeve vdekjeprurëse dhe shmang përgjegjësitë.

Presidenti theksoi se nevojitet ndërprerje e menjëhershme e sulmeve dhe pa kushte.

Kanë kaluar 44 ditë që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë” të propozuar nga SHBA, por Rusia “vazhdon të vrasë njerëz dhe të shmangë presionin e ashpër dhe përgjegjësinë për këtë. 9 persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë lënduar si pasojë e sulmeve gjatë natës. Është shumë e rëndësishme që të gjithë në botë të shohin dhe të kuptojnë se çfarë po ndodh realisht. Ndërprerja e sulmeve është e nevojshme menjëherë dhe pa kushte. Ne gjithashtu llogarisim në ndihmën në çështjet humanitare – në kthimin e robërve tanë dhe fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia,” tha ai.

Presidenti ukrainas, nisi vizitën e tij sot në Afrikën e Jugut, ku tha se do të informonte presidentin e vendit Cyril Ramaphosa “për situatën dhe nevojën tonë për të intensifikuar përpjekjet diplomatike globale”.

Zelensky tha se do t’u kërkojë partnerëve të ndihmojnë Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet e mëtejshme, raporton rtsh.

Share This