Silvinjo me këmbë në tokë: Hap shumë i rëndësishëm, por…
“Është një nga tre finalet që kemi, ndoshta më e rëndësishmja”.
Kështu deklaroi trajneri Silvinjo para sfidës me Çekinë, të fituar 3-0. E tani që Europiani është më pranë se kurrë në këto eliminatore, përsëri braziliani kërkon të ruajë qetësinë, të qëndrojë me këmbë në tokë, duke theksuar se asgjë nuk ka mbaruar, pavarësisht se është fituar një ndeshje e rëndësishme.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por asgjë nuk ka mbaruar. Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Kemi akoma shumë rrugë për të bërë, por deri tani kemi bërë gjëra të mwdha. Jam i kënaqur me gjithçka. U them gjithmonë lojtarëve, nuk jemi 11, por 23”.
“Duhet të presim, kemi dhe dy ndeshje të tjera, të shikojmë dhe sa pikë do marrim. Përsa i përket ndeshjes, ishte e fortë dhe shumë fizike. Nëse do ishim 11 kundër 11, atëherë do ishte akoma më e vështirë. Një ndeshje e vuajtur. Sigurisht që dua të falenderoj tifozët për mbështetjen e dhënë”.
“Kemi lojtarë që godasin nga distanca? Asani, Bajrami, Seferi, Uzuni janë lojtarë që marrin qendrën dhe godasin. Por kemi dhe shumë lojtarë të tjerë që godasin nga distance, siç është Laçi apo ndonjë tjetër”.