Arbnor Muja: Gjermani, shqiponjat po vijnë!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja, është shprehur i ngazëllyer me fitoren e kuqezinjve kundër Çekisë.
Shqipëria mbrëmë deklasoi skuadrën çekë (3-0), duke bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në Evropianin “Gjermania 2024”.
Muja, i cili shënoi një gol, por që u anulua nga VAR, ka reaguar përmes llogarisë në Facebook.
“Gjermani, shqiponjat po vijnë!”, ka shkruar kosovari që tashmë është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.