
Bota mban zi për humbjen e `avokatit të të dobtëve`
Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën.
Pas lajmit për vdekjen e tij mëngjesin e së hënës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë.
Në mbarë botën u shprehën vlerësime për angazhimi e Papa Françeskut për njerëzimin.
Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve dhe të dobëtve.
Avokati i të dobtëve
Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën gjithnjë e më shumë njerëz për të vajtuar së bashku për Papën.
Kreu i Kishës Katolike doli vetë të dielën për të dhënë urimin në meshën e Pashkëve.
Pelegrinët mbanin kryqe në kujtim të Françeskut dhe në mesditë në bazilikën e Shën Pjetrit ranë këmbanat.