Moti sot, kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 23 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. Sipas IHMK-së, do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Share This