Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit zviceran.

Më meritori për këtë fitore të gjigantit zviceran ishte padyshim ylli kosovar Xherdan Shaqiri, i cili ishte autor i tre golave ndërsa bëri edhe një asistim.

Shaqiri golin e shënoi në minutën e 27-të për 2-0, teksa tri asistimet erdhën tek goli i tretë, katërt dhe i pestë që u shënuan në minutën e 30-të, 37-të dhe 56-të respektivisht.

Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Shaqiri u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 9.5.

33-vjeçari pati gjithashtu katër pasime kyçe në këtë ndeshje, kompletoi 24 pasime, pati edhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.

Shaqiri fitoi gjithashtu katër duele me kundërshtarët duke kompletuar kështu një ndeshje fantastike.

Deri më tani në total ai ka luajtur në 29 ndeshje në Superligën e Zvicrës, ku ka arritur të shënojë 14 gola dhe të bëjë 17 asistime.

Share This