
Real-Alonso, zhvillimet e fundit janë interesante
Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, foli për lamtumirën e mundshme të trajnerit Xabi Alonso me Real Madridin.
“Ka një marrëveshje zotërinjsh – fjalët e drejtorit gjerman -. Nëse një klub për të cilin ai ka luajtur vjen për të negociuar, ne do të ulemi dhe do të flasim pa vënë pengesa”.
“Ne tashmë po planifikojmë përgatitjen dhe skuadrën me Xabi Alonson. Nëse ai do të largohej në fund, ne duhet ta sqarojmë me të në javët e ardhshme. Nuk mund të presim deri në fund të sezonit”.
Ndërkohë, për yllin e skuadrës, Florian Wirtz, Carro shtoi:
“Unë pres që ai të qëndrojë. Nuk ka asnjë ofertë nga Bayern. Ata flasin shumë, por nuk është korrekte, duket thjesht si një shfaqje”.