Rashica flet pasi shënoi dy gola kundër Andorrës

Rashica flet pasi shënoi dy gola kundër Andorrës

Kosova, pas katër barazimesh e dy humbjesh, ka gjetur edhe rrugën e fitores.

Djelmoshat e Glihas triumfuan pastër në udhëtim te Andorra, 0-3.

Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Milot Rashica, që dy herë realizoi vetë e njëherë tjetër asistoi për Altin Zeqirin.

Pas ndeshjes sulmuesi u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e tij.

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para. Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup. Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, është shprehur Rashica, raporton lajmi.

Aktualisht, me këtë triumf, kombëtarja jonë pozicionohet në vendin e katërt në grup, pas Zvicrës, Rumanisë e Izraelit e para Bjellorusisë e kundërshtares së sontme.

Share This