
Valverde me një supergol ia siguron fitoren Realit ndaj Bilbao-s
Real Madridi pas një finish dramatik e ka mposhtur Athletic Bilabon, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Dueli mes madrilenëve dhe baskëve, ka dhënë një superndeshje, me dominimin e ‘Los Blancos’, të cilët gjatë terë ndeshjes e kërkuan golin e fitores.
Të besuarit e Carlo Ancelottit krijuan shumë raste, por u desh të kalojnë 90+3 kur Valverde me një supergol realizon golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Real Madridin.
Pas kësaj fitore, Reali 69 pikë, katër me pak se kryesuesi Barcelona, kurse, Bilbao renditet e katërta me 57 sosh.