Man City mposht Evertonin në derbin e Premier League-s

Man City mposht Evertonin në derbin e Premier League-s

Manchester City e ka mposhtur në udhëtim Evertonin, me rezultat 0-2, të shtunën në derbin e kësaj fundjavë në Premier League.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në ishull, ka dhuruar një përballje interesante, anipse u shënuan vetëm dy gol.

Të dy skuadrat krijuan disa raste për të mira për gol, por ‘Qytetarët’ u treguan më të mirë në shanset e krijuara duke e dërguar topin dy herë në rrjetën e nikoqirëve.

O.Reilly (84’), shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Pep Guardiolës, derisa Kovacic  (90+2’), realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.

Në radhët e Evertonit në lojë ishte edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, por që nuk ia doli të gjejë rrugën e golit.

Pas kësaj fitore, Man City ka 58 pikë dhe renditet në vendin e katërt, derisa Evertoni zë pozitën e 13-të me 38 sosh.

Share This