
Gjigantët evropian në garë për Rashford, Aston Villa s’heq dorë nga anglezi
Chelsea është futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, i cili prej janarit po luan tek Aston Villa në formë huazimi.
Marrëveshja aktuale përfshin një opsion blerjeje të përhershme me vlerë 40 milionë paund, por ky opsion nuk është i detyrueshëm.
Aston Villa dëshiron ta mbajë sulmuesin anglez, por përballet me konkurrencë të madhe nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
“Daily Express” raporton se Chelsea po monitoron situatën, ndërkohë që Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të interesuar.
Rashford shkëlqeu në përballjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së këtë javë, duke qenë vendimtar në fitoren e Aston Villas, edhe pse skuadra angleze nuk arriti të kualifikohej për shkak të rezultatit të përgjithshëm.
Interesim për sulmuesin anglez ka shfaqur edhe Barcelona, e cila, pavarësisht vështirësive financiare, e sheh çmimin prej 40 milionë paundësh si të përballueshëm për buxhetin e saj veror.