Granit Xhaka gjithnjë e më afër Galatasarayt

Granit Xhaka gjithnjë e më afër Galatasarayt

Klubi i madh turk, Galatasaray duket së është i vendosur që të blejë mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Sipas “Sky Sport Deutschland”, mesfushori i Bayer Leverkusen, mund të largohet së shpejti nga Gjermania.

Edhe pse reprezentuesi shqiptar i Zvicrës ka qenë një prej lojtarët kyçe në sukseset e arritura nga “Aspirinat” vitet e fundit, megjithatë, e ardhmja e tij në Bundesliga është e pasigurt.

Galatasaray, që është në kërkim të përforcimeve me lojtarë të mëdhenj për sezonin e ardhshëm. Klubi turk  e sheh Xhakën si profilin ideal për të forcuar repartin e mesfushës dhe thuhet se është i gatshëm të bëjë një ofertë të rëndësishme financiare për ta bindur atë të transferohet në Stamboll.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga vullneti i vetë lojtarit, pasi ai me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.

Nga ana tjetër, klubi gjerman mund të marrë në konsideratë shitjen e tij nëse vjen një ofertë që konsiderohet e përshtatshme.

Share This