Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK

Një mjet i dyshuar shpërthyes është hasur në Gjakovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente.

“Gjakovë  18.04.2025-10:08. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente”, njofton PK.

Share This