
Elita e futbollit rikthehet me duelin Malisheva-Llapi
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjen e parë të xhiros së 30-të.
Ky edicion i garave tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’ dhe se çdo ndeshje është tejet e rëndësishme në të tri frontet, titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro do të starton me ndeshjen Malisheva-Llapi, sfidë kjo e rëndësishme për të dy skuadrat.
Xhiroja e 30-të do të vazhdojë të dielën pasdite me dy duele joshëse, ku do të përballen Prishtina-Ferizaj dhe Suhareka-Drita, derisa ballafaqimet Gjilani-Dukagjini dhe Feronikeli 74’-Ballkani e mbyllin këtë xhiro.
Superliga / Java e 30-të
Sot takohen:
Malisheva-Llapi
Të dielën takohen:
Prishtina-Ferizaj
Suhareka-Drita
Të hënën takohen:
Gjilani-Dukagjini
Feronikeli ’74-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00 përveç duelit Prishtina-Ferizaj që luhet prej orës 20:00.